A do të arrestohet Sali Berisha pas heqjes së imunitetit?

Shqipëria

A do të arrestohet Sali Berisha pas heqjes së imunitetit?

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 19:03
Sali Berisha

Me 75 vota pro Parlamenti i Shqipërisë e ka miratuar heqjen e imunitetit parlamentar për deputetin Sali Berisha.

Pas këtij votimi, një vendim zyrtar i është dërguar Prokurorisë së Posaçme, duke i njoftuarpër  heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit shqiptar.

Me ndryshimin e statusit juridik të Sali Berishës, pritet që SPAK, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion të ketë të drejtën të kërkojë arrestimin e tij.

Opinionisti politik në Shqipëri, Fatos Hakorja, rreth kësaj situate ka thënë se “nga ana procedurale është e kuptueshme ajo që do të ndodhë”.

Ai ka theksuar se Prokuroria e Posaçme do të kërkojë një masë më të ashpër për Berishën, duke përfshirë mundësinë e arrestit shtëpiak ose arrestit me burg.

“Nga ana proce4durale është e kuptueshëm ajo që do të ndodhë Prokuroria e Posaçme do të kërkojë në Gjykatën Speciale një masë më të ashpër për ish-kryeministrin Berisha nga ajo e detyrimit të paraqitjes dhe e shtrëngimit për të mos dalë jashtë vendit në një arrest shtëpie apo arrest me burg, nuk është e qartë se cila do të jetë kërkesa e prokurorisë së posaçme apo SPAK-ut. Por, po ashtu, nuk është e qartë se çfarë vendimi do të marrë gjykata e posaçme, supozohet se për shkak të moshës dhe natyrës së hetimit, për shkak se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur shumë vite më përpara, mund të supozohet të jetë masa ajo e arrestit shtëpiak”, ka deklaruar Hakorja.

Megjithatë, sipas tij, pasojat politike të kësaj ndryshimi janë ende të paqarta.

Hakorja ka shtuar se ndryshimet në statusin e Berishës nuk do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në pozitën e tij në Partinë Demokratike.

Ai ka theksuar se ndryshimi mund të ketë efekte të kundërta nga ato që presin kundërshtarët e Berishës.

Po ashtu, ai ka thënë se ky rast mund të shërbejë si precedent i rrezikshëm në politikën shqiptare, duke mundur vendosjen e masave të tjera kufizuese për deputetët që kanë imunitet parlamentar nga SPAK-u.

“Ky është ajo çfarë pritet të ndodhë juridikisht, por çfarë pritet të ndodhë politikisht do ta mësojmë. Sepse heqja e lirisë së zoti Berisha përmes arrestit të shtëpisë apo me burg nuk do të thotë që ai do të mund të humb atributet e tij si lider i këtij grupimi të madh brenda Partisë Demokratike. Kjo nuk do të keët pasojë, madje disa parashikojmë se efekti do  të jetë i kundërt nga ai çfarë presin kundërshtarët e zotit Berisha, a është ky një proces i cili mund të ndryshoj politikën në Shqipëri, rasti i Berishës mund të shërbej si precedent i rrezikshëm për shkak të vendosjes së disa masave kufizuese për deputetët që kanë imunitet nga SPAK-u pa kaluar më përpara në parlament, siç ishte rasti i masave të para që mori SPAK-u me kufizimin e lëvizjes, pra daljes jashtë Shqipërisë”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat