​A do të jetë në protestën te Gjykata e Lartë, flet Berisha

Shqipëria

​A do të jetë në protestën te Gjykata e Lartë, flet Berisha

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 21:57
Sali Berisha

Pas mbledhjes së Kryesisë, Sali Berisha ka thënë se ditën e shtunë do të mblidhet Këshilli Kombëtar.

Ai zbuloi se do të ristrukturohet sektori i organizimit. I pyetur nëse është diskutuar që në këtë riorganizim të thërritet edhe grupi i deputetëve të Gazment Bardhit, Berisha tha se edhe ata kanë rolin e tyre në PD.

“Vendimet e kryesisë janë së pari një shumëfishim i të gjitha përpjekjeve për betejën pa kthim; o sot, o kurrë. Së dyti, kryesia vendos të thërrasë këshillin kombëtar ditën e shtunë. Pastaj u diskutua për disa çështje organizative në mënyrë që të ristrukturohet në një farë mënyre sektori i riorganizimit, duke mbetur Minarolli sekretar i organizimit për partinë, por duke krijuar edhe disa kordinatorë që do të merren me organizimin. U hodhën ide, dhe është e mundshme që të krijohet një grup koordinator qendror për Tiranën. Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do të drejtojë protestën e 27 dhjetorit dhe a do të jetë në Gjykatën e Lartë, Berisha u përgjigj: “Të shohim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat