Gonzato takon Dumanin: Mbështetje e plotë e BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas

Shqipëria

Gonzato takon Dumanin: Mbështetje e plotë e BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 21:41
Pamje nga takimi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Gonzato u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, “rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”.

“Sot pata takimin tim të parë me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

E falenderova për angazhimin e tij dhe e sigurova për mbështetjen e plotë të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas”, theksoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat