Heqja e imunitetit të Berishës shënon edhe fundin e një tranzicioni të Shqipërisë

Shqipëria

Heqja e imunitetit të Berishës shënon edhe fundin e një tranzicioni të Shqipërisë

Nga: Pirro Prifti Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 12:43
Pirro Prifti

Më në fund pas 33 vjet sundimi të paligjshmërisë në Shqipëri e cila ishte sipas Fatos Nanos një ``Han pa porta`` vjen një lajmi gëzuar: personi i cili drejtoi Shqipërinë dhe Opozitën për 33 vite më në fund i u hoqi muniteti, dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare për shkelje të ligjeve, momentalisht për vendime të paligjshmë për privatizimin e klubit `Partizani`, dikur në kohën kur ai për të dytën herë u bë kryeminstër pikërisht me ndërhyrjen indirekte e fqinjit grek në zgjedhjet e vitit 2005.

Shkaqet se përse në vitin 2005 fitoi Partia Demokratike pas tre muajsh hezitime të KQZ, kur shtator në mëyrë jo korrekte kaluan në koalicion e Berishës dy parti të majta Partia Agrare e Lefter Xhuvelit dhe PPDNJ e Vangjel Dules i cili njihet si një leve e politikës greke.

Në këtë mënyrë PD e viteve 2005 e cila kishte krijuar dhe KOP, fitoi zyrtarisht zgjedhjet e fituara nominalisht nga PS e Fatos Nanos. Fjalët qarkulluan sepse Fatos Nano i atëhershëm nuk përmbushi dëshirat e grekëve për minoritetin grek në Shqipëri ndërsa Berisha u garantoi grekëve (sipas thashemeve politike) që minoritarët do të jenë më të privilegjuar. Për këtë qëllim erdhi dhe ish-kryetari i CIA-s amerikane Teneti cili ishte me origjinë nga Himara, me sa duke garantoi se PD dhe KOP-i do të përkrahnin çdo inisjative greke në Shqipëri për dobi të minoritetit.

Duke lënë mënjanë shkeljet e ligjit të viteve para 2005 kur Fatos Nano nuk e akuzoi Berishën për ngjarjet e vitit 1997 për Firmat Piramidale dhe për grushtin e shtetit të vitit 1997 kur u vra Azem Hajdari, dhe kur u bë një protestë në korrik të 1998 kuri jati i Leka Zogut doli me armë në dorë dhe i veshur ushtarakisht në Tiranë për të kërkuar `të drejtat e mohuara` nga Referendumi me zgjedhje në Shqipëri në së duhej Monarki apo Republikë Parlamentare, të cilat populli votoi për Republikën- fitorja e Partisë Demokratike e vitit 2005 , hapi përsëri një vazhdë shkeljesh të rënda ligjore në të gjitha fushat eqeverisjes, ashtu sikur kishte bërë Presidenti Berisha gjatë viteve 1992- 1997, me pretekstin e luftës kundër korrupsionit. Vazhda e paligjshmërive vazhdoi pa ndërprerje duke shkaktuar Gërdecin, prishjen e mbikalimit të `Zogut të Zi`, në të cilën megjithse gjykata i dha të drejtë Bashkisë së Tiranës, Qeveria e Berishës nuk pagoi dëmet dhe vazhdoi më shitjen e tokave të lira me `1 euro` duke favorizuar Fazlliç dhe miqtë e tij.

Korrupsioni dhe shkelja e ligjeve vazhdoi edhe në zgjedhjet lokale në Bashkinë e Tiranës, Ku Berisha nëpërmjet makinacioneve, i a dha fitoren zotit Basha. Në të gjithë atë periudhë 8 vjeçare nuk u fol fare për kanabizimin e vëndit, sepse qeversja e PD nuk lejoi transparencën në mediat e lira e në Gazeta për të parë realitetin ku Shqipëria në heshtje ishte zhytur në kanabis duke u mbjellë në gjithë vëndin prej kohësh madje edhe në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos, ku problem doli vetëm Laxarati, problemi cili u la i hapur edhe nga Berisha, duke krijuar përshtypjen se në Shqipëri kanabisi rritej vetëm në një zonë të caktuar ku po merreshin masa nga qeverisja e Berishës.

Një nga skandalet e pa precedent ishte shkarkimi i Ministtrit të Shëndetësisë Prof. Dr. Maksim Cikuli dhe zëvëndësimi i tij me një `Elifi Matrak`z. Nard Noka i cili i dha dërrmën Sistemit Publik Shëndetësor Shqiptar, duke shkaktuar një rritje galopante të korrupsionit dhe të mitmarrjes në sistemin shëndetësor publik, korrupsion dhe mitmarrje nga e cila vuajnë edhe populli shqiptar edhe në ditët e qeverisjes së Partisë Socialiste, megjithë përpjekjet e saj të fundit për të çrrënjosur korrupsion dhe mitmarrjen në systemin public shëndetësor spitalor dhe kudo, gjëndja mbetet e njëjtë dhe popullsia që paguan Siguracionet Shëndetësore çdo vit e për vite më rradhë, vazhdon të
paguajë nën dorë për shërbimet mjekësore të cilat duhet ti merrte falas.

Pavarësisht këtyre shkelje të ligjeve nga Berisha dhe miqtë e tij, këto shkelje vazhduan edhe gjatë qeverisjes së të majtës, sepse asnjëherë Berisha, nuk u paraqit para drejtësisë duke menduar se është mbi ligjet.

Sot, me heqjen e imunitetit ish Kryeministrit Berisha, përfundon njëherë e mirë edhe sistemi i paligjshmërisë në Shqipëri, madje përfundon edhe njëherë e mirë periudha e gjatë e tranzicionit nga diktatura komuniste në Demokraci pas 33 vitesh. Pavarësisht gabimeve gjatë qeverisjes së Maxhorancës së majtë, pavarësisht emigracionit për shkak të rrogave të ulta, sot në Shqipëri Drejtësia më në fund është pushtet i e tretë i pavarur nga ndonjë pushtet tjetër, dhe shpresojmë që ligjet të respektohen si nga më i varfri dhe i pa pushtetshmi , ashtu dhe nga i pasuri dhe nga të pushtetshmit.

Tranzicioni i vonuar dhe i detyruar nga drejtues dhe deputetë të të dy paleve Opozitarë dhe maxhoritarë të cilët në fakt ishin të përzgjdherurit e PPSH, sepse ishin ish bashkëpuntorë të Sigurimit, ish drejtues të partisë komunistë dhe miqtë e tyre gjatë 33 viteve të Demokracisë në Shqipëri, po merr fund me largimin nga pushteti dhe parlamenti i një nga drejtuesit më të papërgjegjshëm përsa i përket respektimit të ligjeve.

Shpresojmë që Drejtësia të veprojë me vendosmëri ndaj çdo shkelësi të ligjit sidomos ndaj atyre të veshur më pushtet egzekutiv dhe partiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat