​Përplasja e eskortës të gjyqtares të Berishës, Karamuço: Asgjë e qëllimshme

Shqipëria

​Përplasja e eskortës të gjyqtares të Berishës, Karamuço: Asgjë e qëllimshme

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 20:41
Ervin Karamuço

Mbrëmjen e të premtes makina e Gardës së Republikës ku ndodheshin familjarë gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, u përfshi në një aksident me një makinë policie, në drejtimin e të cilës ishte një efektiv nga Elbasani.

I ftuar në emisionin “Review”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se ngjarja është e rastësishme dhe nuk ka asnjë indicie që ka të bëjë me diçka të planifikuar.

Sipas tij, edhe pse gjyqtarja ka në dorë “çështjen Berisha”, hetimet e autoriteteve ligjzbatuese nuk kanë zbuluar asnjë provë që kemi të bëjmë me shantazh apo kërcënim.

“Nëse do të ishte diçka e planifikuar ajo që u dyshua, mendoj se planifikimi nuk do të zgjidhte dhe kushtet atmosferike që një pellg uji të bëhej shkak për një devijim të një makine policie dhe të shkaktonte atë që shkaktoi. Për më tepër që personi në drejtimin e makinës ishte një efektiv i Policisë së Shtetit, aq më tepër me një makinë të Policisë së shtetit. Nuk mendoj se jemi përpara një shantazhi, ose tentative. Aktualisht që ne flasim kanë kaluar 24-orë, janë bërë të gjitha verifikimet dhe një ekspertizë e detajuar për këtë aksident dhe nuk ka rezultuar asgjë e qëllimshme. Megjithatë është bërë e madhe për shkak të statusit të gjyqtares ashtu dhe të familjarëve. E kemi parë që disa prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë kanë marrë kërcënime, por nuk mendoj se është ky rasti”, tha Karamuço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat