Kakavijë, në 24 orë lëvizën 13 mijë persona në kufirin me Greqinë

Shqipëria

Kakavijë, në 24 orë lëvizën 13 mijë persona në kufirin me Greqinë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:27
Kakavijë

Në Stacionin Kufitar të Kakavijës vazhdon fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë në këtë periudhë festash.

Sipas informacioneve të Policisë Kufitare në Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet doganës së Kakavijës kanë hyrë në tokën shqiptare 8 508 persona dhe 2 594 automjete.

I lartë ka qenë edhe fluksi i lëvizjes në dalje të tokës shqiptare. Në drejtim të Greqisë në 24 orë kanë udhëtuar 3 182 persona dhe 799 automjete.

Në sportelet në doganën shqiptare të Kakavijës nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje ndërkohë që për shkak të numrit të pakët të sporteleve në doganën greke dhe fluksit të lartë të lëvizjes, në tokën greke herë pas here ka radhë pritje të automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat