“SPAK arreston vetëm pasi i shkarkon Rama”, Dhuli: Jorgo Goro shumë shpejt në burg

Shqipëria

“SPAK arreston vetëm pasi i shkarkon Rama”, Dhuli: Jorgo Goro shumë shpejt në burg

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:58
Skerdjan Dhuli

Skerdjan Dhuli, zëdhënës i fushatës së Fredi Belerit tha në një intervistë për Euronews Albania se ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro shumë shpejt do arrestohet.

Sipas tij, SPAK arreston zyrtarët vetëm pasi shkarkohen nga kryeministri. Ai solli në vëmendje ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili siç tha nuk u hetua asnjëherë sa ishte në detyrë.

“Jorgo Goro shumë shpejt do shkojnë në burg sepse sipas të gjitha informacioneve shumë shpejt Rama do t’i japë leje SPAK për ta arrestuar, mesa duket SPAK po i bën presion Ramës që nuk mund ta mbash më në detyrë se ne duam ta çojmë në burg. SPAK nuk ka arrestuar asnjë person në detyrë, i lë derisa i shkarkon Rama, pastaj i heton, siç ndodhi me Olta Xhaçkën, është metodë e njohur.

Si është  e mundur që Beqaj nuk është në burg por është i lirë, koncesionet janë dhënë para 10 vjetësh dhe këta rikthehen tani kur ai nuk është në detyrë”, tha Dhuli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat