Aksidenti i eskortës së gjyqtares Irena Gjoka/ AMP mbyll hetimet! Çfarë tregoi kamera, dëshmia e policit

Shqipëria

Aksidenti i eskortës së gjyqtares Irena Gjoka/ AMP mbyll hetimet! Çfarë tregoi kamera, dëshmia e policit

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 14:13
Irena Gjoka

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë mbi aksidentin e të premtes rezulton se vetëm një kamera ka qenë funksionale.

Një hetim urgjent i AMP mbi lidhjet dhe personalitetin e policit shkaktar të aksidentit ka dalë konkluzione, bënë me dije burime të Anilë Hoxhës. I ripyetur polici Ardjan Disha ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë shërbimi kryente mjeti i Gardës së Republikës dhe nuk kishte asnjë njohje me drejtuesin e mjetit të Gardës së Republikës.

Në raport theksohet bëri me dije exclsuivisht Anila Hoxha se “Nga ana jonë u këqyrën kamerat në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ku e vetmja kamër e cila kishte fiksuar momentin e kalimit të mjetit të Gardës së Republikës ndodhej e instaluar poshtë mbikalimit të Kasharit në orën 20:47:23”.

Raporti thotë se nga këqyrja vërehet se pas kalimit të mjetit të Gardës, dallohet një mjet që për nga lloji dhe forma, të ketë qenë mjeti Mercedes Benz i punonjësit të Policisë së Shtetit Ardjan Disha, pasi targa nuk duket.

Ndërkohë vijohet më tej “Sqarojmë se kamerat në zonën e Unazës së Re ku mund të kenë kaluar mjetet nuk ishin funksionale.”

Nga hetimi mbi profilin e policit në raport përmendet se ai është nga Preza dhe ka 2 muaj qe transferuar ne Elbasan nga policia e Rinasit. “Nga verifikimi ne kartoteke nuk ka materiale operative ne ngarkim dhe ne Elbasan njihet për një punonjës korrekt.” theksohet më tej.

Ndërkohë verifikime po kryhen ndaj policisë rrugore të Tiranës mbasi fillimisht e kanë raportuar qe në mjetin që po eskortonte familjen nën mbrojtje të gjyqtares Irena Gjoka deklaruan se në makinë nuk kishte anëtarë të familjes së saj.

Në fakt dy orë më pas nga kjo tentativë për ta fshehur aksidentin automobilistik, rezultoi se ne makinën që po eskortonte Garda gjendej djali i gjyqtares i cili është dërguar për të marrë ndihmën e parë në një spital privat në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat