Arrestimet e zyrtarëve në doganën e Kakavijës, reagon Balla: Shtojmë forcën ndaj të gjitha formave të krimit ekonomik

Shqipëria

Arrestimet e zyrtarëve në doganën e Kakavijës, reagon Balla: Shtojmë forcën ndaj të gjitha formave të krimit ekonomik

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 15:09
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve në doganën e Kakavijës. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Balla thekson se Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikqyrjes policore do të rrisin forcën goditëse ndaj të gjitha formave të krimit ekonomik.

“Një bravo e merituar për Agjensinë e Mbikqyrjes Policore e cila ka goditur mbrëmë gjatë natës një rast flagrant kontrabande duke arrestuar fajtorët.

Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore do të rrisin forcën goditëse ndaj të gjitha formave të krimit ekonomik.

Goditja e mbrëmshme është një mesazh i qartë ndaj kujtdo, të cilit i shkon në mendje të kthejë pas kohën e kaluar, kur “ngrihej trau” për të mbushur xhepat e disa personave, na bën më të vëmendshëm për t’i goditur fort këto tentativa.”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat