​Tirana pret Krishtlindjen me koncert festiv

Shqipëria

​Tirana pret Krishtlindjen me koncert festiv

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Në vigjilje të Krishtlindjes Bashkia Tiranë po organizon një koncert duke sjellë një atmosferë sa më festive.

Sheshi “Skënderbej” është sot më i gëzueshëm se kurrë më parë ku në një atmosferë festive dhe argëtuese për qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë nga brenda dhe jashtë vendit, kryeqyteti po kremton këtë mbrëmje vigjiljen e Krishtlindjes.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj iu bashkua koncertit të madh festiv në sheshin “Skënderbej”.

Koncerti në sheshin “Skënderbej” nisi me orkestër simfonike dhe i bashkohet edhe kori i fëmijëve. I gjithë eventi është organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore.

"Sa atmosferë e ngrohtë në sheshin “Skënderbej”, në vigjilje të Krishtlindjes, shoqëruar me tingujt plot mirësi e dashuri të koncertit festiv", shkruan Veliaj në rrjetet sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat