Zjarri i përmasave të mëdha në Lushnjë, disa persona të asfiksuar, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

Shqipëria

Zjarri i përmasave të mëdha në Lushnjë, disa persona të asfiksuar, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 17:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Për shkak të zjarrit në Qendrën Tregtare Metropol, në Lushnjë, shumë persona janë asfiksuar nga tymi dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Flakët e zjarrit që nisën pasditen e sotme në katin e tretë të qendrës tregtare, mbi të cilën ndodhen dhe apartamente banimi, po përhapen me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësja e ka të pamundur ta lokalizojë për shkak se nuk ka kapacitetet e mjaftueshëm.

Mësohet se gjithashtu ka disa banorë që janë bllokuar brenda në banesat e tyre, ndërsa tymi ka përfshirë katër anët e pallatit.

I gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës është nisur drejt qytetit të Lushnjës, për të bërë të mundur shurjen e flakëve.

Gjithashtu dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek nga afër situatën për të cilën tha se është shumë serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat