35 të asfiksuar deri tani/ Zjarri në Lushnje, kreu i Urgjencës: Kanë mbetur edhe disa banesa për kontroll

Shqipëria

35 të asfiksuar deri tani/ Zjarri në Lushnje, kreu i Urgjencës: Kanë mbetur edhe disa banesa për kontroll

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 19:26
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Skënder Brataj në fjalën e tij nga LUshnja tha se deri më tani nuk ka rrezik për jetën për personat e lënduar nga zjarri që ra në pallat. 

Ai shtoi se deri më tnai janë rreth 35 persona që janë asfiksuar, ndërsa 25 prej tyre janë në spital ku po marrin ndihmën mjekësore dhe po mbahen në mbikqyrje. 

Brataj: Nuk rrezikon njeri jetën, ka intoksikime nga tymi, nuk ka djegie… Janë krehur pothuajse tre godina, është e fundit. Po hyhet në çdo derë edhe në se përgjigjen edhe nëse jo. Organizmi ka qenë sipas ngjarjes, nuk besoj se do ketë pasoja për pacientët që janë në spital.

Nëse do të ketë janë ekipet në gatishmëri dhe janë njoftuar spitali i Fierit dhe Tirana. Fëmijët janë një 7-8 vjeç dhe 14 vjeç. Personeli i zjarrfikësve janë brenda pallatit dhe po hapin dyert. Deri tani nuk rezulton asnjë person në qendrën tregtare por dhe godinat përreth. Tym ka ende. Deri tani nuk ka as zhurma dhe as komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat