Bushati krahason Moskën me Beogradin e Tiranën: I njëjti regjim, Vuçiçi po luan me dy porta

Shqipëria

Bushati krahason Moskën me Beogradin e Tiranën: I njëjti regjim, Vuçiçi po luan me dy porta

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 09:11
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati, i ftuar në një program televiziv, ka folur për protestën e opozitës serbe e cila nuk njeh zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në 17 dhjetor.

Bushati theksoi se po të shohësh nga Moska, në Minsk, në Beograd në Tiranë është i njëjti regjim me të njëjta karakteristika, ku një parti në pushtet që kthehet në parti shtet dhe vendos për të gjitha.

Sipas analistit, sot Vuçiçi është presidenti që luan me dy porta dhe perëndimi kujtohet ti nënvizojë defektet për zgjedhjet, por janë të njëjtën perëndimore, që në zgjedhjet e 2021 në Shqipëri me të njëjtat karakteristika folën për fitore historike të Edi Ramës, motamo si zgjedhjet e Vuçiçit.

Bushati: Po të shohësh nga Moska, në Minsk, në Beograd në Tiranë është i njëjti regjim me të njëjta karakteristika. Një parti në pushtet që kthehet në parti shtet dhe vendos për të gjitha. E ke në Moskë, e ke në Bjellorusi, e ke në Beograd, e ke në Tiranë. Në zgjedhje përdorin dhunën e bandave, Vuçiçit i kanë dalë, Putinit i kanë dalë dhe financohen nga paratë e oligarkisë. Në një sistem ku drejtësia është e sheshuar dhe institucionet nuk funksionojnë.

Po të shohim në Tiranë, në Beograd, Minsk, Moskë, ke të njëjtën skemë dhe çdo analizë për atë që bëjmë duhet ta bëjmë në këtë optikë. Po të mbani mend zgjedhjet para 6 vitesh ku sa njerëz i dolën në rrugë Putinit dhe gjithçka u sheshua. Nuk e di se sa mund të përkthehen protestat në lëkundjen e regjimit të Vuçiçit. Këto regjime është shumë e vështirë, fitojnë kohë, i ulin protestat, votën jo e jo.

Gjëja tjetër është gjëja e perëndimit. Duke se ka një rritje toni kundër Vuçiçit, por mos të krijojmë asnjë iluzion se nga Gjermani deri në Uashington u rruhet shumë për demokracinë serbe. Problemi i tyre është kur iu duket se Vuçiçi shkon më shumë drejt Putinit, kujtohen për zgjedhjet. Vuçiçi zgjedhje të tilla ka bërë edhe para 3 vitesh por nuk dëgjuam të njëjtin standard ndërkombëtar për ta goditur. Sot Vuçiçi është presidenti që luan me dy porta, dhe perëndimi kujtohet ti nënvizojë defektet për zgjedhjet. Janë të njëjtën perëndimore, që në zgjedhjet e 2021 në Shqipëri me të njëjtat karakteristika folën për fitore historike të Edi Ramës, motamo si zgjedhjet e Vuçiçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat