Vendimi i GJKKO për ish-kryeministrin, Paskal Milo kritikon ashpër Parlamentin

Shqipëria

Vendimi i GJKKO për ish-kryeministrin, Paskal Milo kritikon ashpër Parlamentin

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 11:40
Paskal Milo

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, politikani i njohur Paskal Milo ka kritikuar ashpër Parlamentin duke theksuar se sduhet ti hiqte imunitetin Sali Berishës.

Në një intervistë televizive Milo thekson se:

“Unë nuk jam prokuror dhe nuk mund të hyj në probleme teknike, por për sa kohë Sali Berisha ka qenë i hetuar për 3 vite të tjera, ai mund të vazhdojë të hetohet, ose mund t’i thellohen hetimet edhe pa kaluar, pa marrë miratimin për arrestimin në Parlament.

Këtu problemi nuk qëndron tek fakti që prokurori e tha atë fazë, por tek substanca. Dhe subsanta është, Parlamenti a është institucioni i vërtetë që ka vullnet, përgjegjshmëri për t’ju qasur kësaj çështje kaq të rëndësishme politike, me shumë përgjegjësi.

Unë këtë e vë në dyshim, sepse Parlamenti sot, ka kohë është bërë një instrument që nuk gjykon vetë. Formalisht atje mund të dalin njerëz dhe të flasin, por ata flasin sipas një skenari të parapërgatitur dhe dalin atje të konsumojnë minutazhin që ju jep spikeri i parlamentit për procedurë, sepse vendimet realisht merren diku tjetër.

Kështu ka ndodhur edhe me çështjen Berisha.

Duhet të kuptojmë se përveç aspektit ligjor, procedurave ligjore që respektohen edhe formalisht, vendimmarrja është diku tjetër. Dhe ky është edhe thelbi i problemit në Shqipëri”, tha Paskal Milo

Ai tha se Shqipëria po rrëshket drejt autorizimit.

“Ka një rënie të autoritetit të institucioneve, të përgjegjshmërisë së tyre në raport me Kushtetutën dhe këtu jam dakord me mendimin që u shfaq, që ka shenja të autoritarizmit që shkon dhe po thellohet sepse duke mohuar rolin e institucioneve dhe përqendrimin e pushtetit në një dorë, atëherë këtu nuk ka rrugë tjetër veç ta targetojmë pushtetin si të njëanshëm në raport me demokracinë, për të cilën flasim kaq shumë, por që në thelb ajo është reduktuar në minimum”, deklaroi Paskal Milo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat