SPAK kërkon “arrest shtëpie’ për Berishën, Erl Murati: Ish-kryeministri duhet të japë shembullin e respektimit të ligjit

Shqipëria

SPAK kërkon “arrest shtëpie’ për Berishën, Erl Murati: Ish-kryeministri duhet të japë shembullin e respektimit të ligjit

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 21:30
Erl Murati

Erl Murati, Kryeredaktor i “Gazeta Shqiptare”, shprehet se Sali Berisha nga ana morale dhe politike është në të drejtën e tij që të vendosë në dyshim paanshmërinë e gjyqtares së çështjes së tij, Irena Gjoka. Por nga ana tjetër, ai deklaron se ish-kryeministri duhet që të respektojë ligjin dhe institucionet.

I ftuar këtë mbrëmje ne panelin e emisionit “Open” në News24, Murati thotë se Gjoka është shkarkuar nga Berisha, por është rikthyer në detyrë dhe po ashtu ka kaluar edhe procesin e vetingut.

Sipas Erl Muratit Berishës, si një ish-president dhe ish-kryeministër, i takon të japë shembullin ne respektimit të ligjit dhe institucioneve të drejtësisë.

“Besoj se e rëndësishme është që Berisha dhe palët të respektojnë ligjin. Jam dakord që Berisha të vërë në dyshim paanësinë e gjyqtares, por dhe që të respektojë vendimet e gjykatës. Nga sa di unë zonja Gjoka është rikthyer në funksion nga një ish kryetar i KLD, që sot nuk jeton më . fakti që është kthyer në sistem, dhe që ka kaluar vetingun, nga pikëpamja morale e politike Berisha mund të ketë të drejtë që ta vërë në pikëpyetje, por nga ana ligjore duhet të respektojë ligjin. Ai duket se e ka në tërësi me sistemin e drejtësisë. I takon Berishës si ish-president dhe ish-kryeministër, që të japë shembull për zbatimin e ligjit”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat