“Ky është fundi i Berishës”, Mërtiri përplaset me Telitin: Po mban peng gjithë PD!

Shqipëria

“Ky është fundi i Berishës”, Mërtiri përplaset me Telitin: Po mban peng gjithë PD!

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 21:45
Ergys Mërtiri

Analisti Ergys Mërtiri është përplasur ashpër me Dorian Telitin në “Top Story” sa i përket çështjes Berisha.

Sipas Mërtirit, Berisha po kapet me thonjë pas politikës, duke mbajtur peng gjithë PD-në për t’u mbrojtur nga SPAK-u. Madje, Mërtiri analizon se me veprimet e tij ish-kryeministri Berisha ka humbur masat dhe po e shëmton të gjithë historinë e tij politike.

Nga ana tjetër, Teliti nuk bie dakord me argumentet e Mërtirit, duke theksuar se thirrja për protestën e Berishës u bë dy ditë para prandaj u grumbullua një grup njerëzish. Sipas Telitit, PD dhe kryetari i saj Berisha e mbështesin drejtësinë, por jo në një moment kur është e qartë edhe nga vetë juristët që ka një shkelje të procedurave.

Mërtiri: Zoti Berisha po përballet me atë që shkaktoi gjithë këtë tollovi. Tashmë është e qartë që të gjithë betejat që ai i quajti revolucion janë për diçka personale. Po mban peng gjithë PD-në. Po përpiqet të kapet me thonjë pas politikës për t’u mbrojtur nga SPAK-u. Nëse kishte mundësinë që të largohej me një lloj… Mënyra se si po del nga politika po e shëmton të gjithë historinë e tij.

Duma: Po del thua ti?

Mërtiri: Për mua po del. Nëse do të kishte shkuar në SPAK sikurse i ishte kërkuar nga drejtësia dhe më pas të ndiqte gjithë rrugët ligjore për të argumentuar se ajo që po i bëjnë është e padrejtë, atëherë…

Duma: Nuk do të ishte dobësi paraqitja te shkallët e SPAK.

Mërtiri: Më dobët se kaq ska ku të vej. Mesa duket ai i ka bërë llogaritë gabim sepse nëse mendonte se me presion do të arrinte të pengonte drejtësinë, po i rezulton tjetër gjë. Ky është fundi i Berishës. Ai tani po mbledh një grusht të vogël njerëzish, nuk ka më masat me vete.

Duma: Dori, një grusht i vogël njerëzish, nuk po mbledh masat, po lufton për veten. Si mendon?

Teliti: Nuk më rezulton ashtu. Gjithçka varet nga thirrja.

Mërtiri: Thirrja është bërë para një jave.

Teliti: Jo është bërë para dy ditësh. Ne të gjithë themi se do të mbështesim drejtësinë dhe të gjithë e bëjmë atë, por kur shohim se procedura shkelet dhe kjo konstatohet edhe nga juristët, nuk kemi se si të mos themi që diçka nuk shkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat