“S’i kërkojmë SPAK-ut të sillet si peshore farmacie”, Xhaferraj në Top Story: Standarde të dyfishta për Berishën

Shqipëria

“S’i kërkojmë SPAK-ut të sillet si peshore farmacie”, Xhaferraj në Top Story: Standarde të dyfishta për Berishën

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 21:50
Foto nga emisoni

Deputeti Ferdinand Xhaferraj, pjesë e panelit të emisionit “Top Story” theksoi se çështja ligjore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ishte me standarte të dyfishta.

“Për këta që janë në fushë betejë, Berisha është i provuar me dy palë zgjedhje që është aktori më i madh opozitar. Fokusi duhej tek ai ku ka investuar shoqëria, tek sistemi i drejtësisë.

Kemi qenë mbështetës të reformës në drejtësi, e para qytetarët nuk kanë qenë të barabartë para ligjit, korrupsioni, pavarësisht se vendimi ishte në bazament të lëkundshëm, aq më shumë për një ish president, ka detyrimin që ta respektojë, kjo që bëri nuk e mbështes, por kemi një por të madh, nëse qytetarët janë të barabartë para ligjit, standardet i kemi pasur të dyfishta, i kufizohet liria një deputeti pa i hequr imunitetin, vetëm 7 faqe relacion e vendos në një bazament të lëkundshëm, nuk heq dorë nga mbështetja ime për SPAK-un, por nuk i kërkojmë SPAK  të sillet si peshore farmacie.

Problemi që kemi si opozitë, gjithmonë kam argumentuar se Berisha mund të konstruktojë një opozitë të vërtetë. Nuk është në gjendje të konstruktojë një opozitë fituese. Unë e kam të vështirë të mbaj tezën që duhet të japësh dorëheqjen”, tha Xhaferraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat