Mërtiri: Më shumë opozitarë kundër sesa pro Berishës

Shqipëria

Mërtiri: Më shumë opozitarë kundër sesa pro Berishës

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 22:04
Ergys Mërtiri

Analisti Ergys Mërtiri, i ndalur tek çështja e vulës në PD, ka vënë në dukje në “Top Story” se shumica opozitare është kundër Berishës dhe nëse do të kishte një person që do të kapitalizonte mendimet kundër, nuk do të ishte nevoja që çështja e vulës të shkonte në gjykatë.

Mërtiri: Unë mendoj se ka më shumë opozitarë kundër sesa pro Berishës. Problemi qëndron se nuk ka shumë individ për të kapitalizuar këtë forcë kundër Berishës, sepse nëse në këto dy vitet e fundit do të ishte dikush që do të grumbullonte ata kundër, unë nuk besoj se situata do të shkonte deri në gjykatë.

Unë mendoj se meqënse Apeli e ktheu mbrapa, dhe Apeli pati praninë dhe kujdesin e Ambasadores Amerikane kur u mor vendimi….

Daci: Nëse e shef në këtë plan nuk ke drejtësi.

Mërtiri: Këtu nuk ka pasur nonjëherë drejtësi. Unë mendoj se më mirë ta kontrollojnë amerikanët sesa këta. Ambasadorja Amerikane me presionin që ka bërë ndaj drejtësisë ka shërbyer si balancë me qëllim që drejtësia të mos ishte e kontrolluar nga politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat