Babaramo-opozitës: Veproni si socialistët 30 vjet më parë kur arrestuan Fatos Nanon

Shqipëria

Babaramo-opozitës: Veproni si socialistët 30 vjet më parë kur arrestuan Fatos Nanon

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 22:44
Foto nga emisoni

Gazetari Ilir Babaramo i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel tha se opozita duhet të veprojë si socialistët 30 vite më parë, kur u arrestua Fatos Nano.

Ai tha se socialistët krijuan një korpus drejtimi kolegjial.

“Duhet të bëni atë që bënë socialistët 30 vjet më parë krijuan një korpus drejtimi kolegjial, Berisha do të marrë me vete edhe Partinë Demokratike, nëse kërkon të mbajë nën kontroll absolut, do ta marrë me vete në një humbje absolute, nëse lejon sekretariat, ishin edhe në oponencë me Fatos Nanon”, tha Babaramo.

“Nga ky moment e tutje që në pozicionin që jemi duke pasur pozicionet bëhet më e domosdoshme vendimmarrjet dhe gjykimet personale”, tha deputeti Xhaferraj nga ana tjetër.

Duma: Berisha do të jetë nesër i arrestuar pa të drejtë për të folur me mediat, si do të komunikojë? 

“Si taraci tek kafe Flora”, Babaramo.

“Besoj që ai do të gjejë metoda alaternative për të qenë sa më afër qytetarit, kërkesat e bëra për kufizim të cdo lloji, për ç’arsye?!”, Teliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat