Manjani: Shoh një vit të vështirë përpara, shqiptarët janë në pikën e hallit

Shqipëria

Manjani: Shoh një vit të vështirë përpara, shqiptarët janë në pikën e hallit

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 23:27
Ylli Manjani

I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të komentuar gjendjen politike dhe ekonomike me të cilën do të përballen shqiptarët në 2024 ishte analisti, Ylli Manjani

Manjani është shprehur se përpara kemi një vit të vështirë ekonomik dhe politik ku e gjitha vjen si pasojë e një qeverie jo të përgjegjshme për popullsinë e saj.

"Përballë do të kemi në vit të vështirë ekonomi dhe politik dhe e vetmja shpresë që kam është arritja e një mendimi të përbashkët se kemi nevojë për diçka tjetër ky vend.

Duhet të flasim për familjet që i kremi rrugëve, duhet të flasim për fëmijët që i kemi rrugëve duhet të flasim për gjera  konkrete reale dhe si ka mundësi që shqiptari nuk  ka para të paguaj faturat e dritave në një vend që kemi 260 ditë me diell. Këta të vjedhin dhe diellin.

Ka gjëra të thjeshta dhe konkrete që duhet të ndërtohet mbi një platformë dhe këta që kanë mbështetës është e pafalshme që nuk i trajtojnë këto tema."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat