Mentor Kikia zbulon prapaskenat: Loja që po bën Sali Berisha me drejtësinë

Shqipëria

Mentor Kikia zbulon prapaskenat: Loja që po bën Sali Berisha me drejtësinë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 06:52
Mentor Kikia

Gazetari Mentor Kikia, foli në lidhje me masën e sigurisë ndaj Sali Berishës.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Berisha ka pasur një strategji, e ndaj nuk i është përgjigjur kërkesës së prokurorisë për t’u paraqitur kur është thirrur.

“Ky proces  nuk është i zhveshur nga influenca politike. S’duhet të tregohemi naivë e të themi se ky është një proces i pastër penal dhe ku shtetasi Sali Berisha duhet t’i nënshtrohet ligjit si gjithë të tjerët. Berisha ka një impakt politik dhe për këtë arsye duhet parë në tërësinë e vet. Berisha refuzoi t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë në masën detyrim paraqitje.

Berisha nuk ka asnjë lloj mëkati mbi akuzat e pretenduara deri tani, mund të shkonte dhe t’i përgjigjej asaj ftese. Kjo histori ka dy muaj dhe çdo ditë flitet nëse do arrestohet apo jo Berisha. Berisha e shtyu çështjen deri këtu. Mendoj se ka pasur një strategj. Dimensioni politik i shtohet dhe nga pala tjetër”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat