Gjykata do të vendosë sot për Berishën, çfarë kanë kërkuar avokatët dhe SPAK

Shqipëria

Gjykata do të vendosë sot për Berishën, çfarë kanë kërkuar avokatët dhe SPAK

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 07:55 Përditësuar në ora: 10:10 më 27.12.2023
Sali Berisha

Berisha: Unë po burgosem në mënyrë të padrejtë, kjo betejë është për lirinë e shqiptarëve

Në fjalën e tij përpara mbështetësve të Partisë Demokratike që proteston përpara godinës së Gjykatës së Lartë që pritet të japë vendimin për vulën e PD-së, kryedemokrati Sali Berisha tha se me masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj tij dhe heqjen e imunitetit është shkelur Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

“U shkel Kushtetuta duke u kërkuar heqjen e lirisë për Sali Berishën pa kaluar në kuvend. Gjithashtu u shkel rregullorja e Kuvendit në mënyrën si u votua heqja e imunitetit të tij. Pse u dashka kyçur pa asnjë provë në shtëpi Sali Berisha? Vetëm se i ka kallur bashkë me ju tmerrin monstrës së pluralizimit, Edi Ramës. Pse u dashkan ndaluar komunikimet publike të Sali Berishës? Denoncimet tona i ka si helm se është mëkatar por nuk mund të bëhet fjalë për një grua, për një vajzë të korruptuar në Shqipëri pa cituar thjeshtrën e tij e cila pasurohet ditën dhe natën kur flen dhe kur zbavitet vetëm e vetëm falë njerkut të artë nga i cilin fiton çdo tender dhe asgjëson çdo konkurrent. Nuk mund të mos flitet për një grua të korruptuar kur përmend Linda në një kohë kur fiton me para të donatorëve çdo projekt bashkëpunimi me qeverinë. Të gjitha këto në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën ndaj dhe ata mendojnë se duke më hequr të drejtën e komunikimit do shpëtojnë nga kritikat. Sot duhet të kërkojmë vëmendjen e çdo shqiptari se kur gjykatat nuk garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, kjo është diktaturë. Kur logoja e partisë më të madhe opozitare kërkohet t’i jepet një personi që është peng i Edi Ramës çfarë ndodh, kjo është diktaturë”.

Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të reflektojnë, pasi sipas tij, në Shqipëri po përsëritet skenari i Rusisë.

“Shqiptarë zgjohuni sepse po ndodh ajo që ka ndodhur në Rusinë e Putinit. Jo diktaturë si ato të vjetra me kampe përqëndrimi por diktaturë moderne.

Kjo nuk është betejë e Sali Berishës, ndonëse unë po burgosem në mënyrën më të padrejtë. Kjo është betejë për lirinë e shqiptarëve, dinjitetin e tyre apo nënshtrimin e tyre, betejë për vetëekzistencën e Shqipërisë. A do fitojmë ne këtë betejë? Absolutisht po”.

Kryetari i PD theksoi se opozita duhet të bindë qytetarët për të rrëzuar Kryeministrin Rama.

“Pa u treguar të vërtetën shqiptarëve, pa i bindur ata, nuk mund të rrëzohet Edi Rama. Sepse pa këtë fitore, mashtrimi i tij te shqiptarët do të ishte edhe më i fortë.

Sytë e shqiptarëve do të ishin ende të mbyllur. Hymë në zgjedhje duke ditur me bindjen më të plotë se zgjedhje me Edi Ramën nuk ka.

Por hymë në zgjedhje për të përgatitur çdo shkjelje të këtij armiku të egër të votës tuaj. U treguam shqiptarëve dhe botës se me Edi Ramën ja ku janë faktet, zgjedhje nuk mund të ketë.

Zgjedhjet në Shqipëri nuk janë gjë tjetër si në Beograd, si në Rusi, Bjellorusi, Iran dhe diktaturat e tjera”.

---

Ditën e sotme do të mbahet gjyqi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në GJKKO, që do të vendosë për kërkesën e SPAK për masën e “arrestit të shtëpisë”.

Pala mbrojtëse e Berishës kërkoi një ditë më parë përjashtimin nga procesi të gjyqtares Irena Gjoka, duke dorëzuar provat që sipas tyre provojnë faktin e shkarkimit të saj në shkurt të 1996 nga KLD ku kryetar ishte Sali Berisha, gjë që sipas tyre tregon se ajo është në konflikt interesi në këtë çështje.

Seanca gjyqësore në GJKKO do të nisë në orën 11:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie me mbikëqyrje policore”.

Kujtojmë se SPAK kërkoi edhe mbikqyrje policore veç masës së “arrestit të shtëpisë”, çka do të thotë se pranë banesë së Berishës do të qëndrojnë oficerë policie të cilët do ta mbikqyrin atë 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat