Parandalimi i pastrimit të parave, Balluku: Inteligjenca artificiale, pjesë e operacioneve

Shqipëria

Parandalimi i pastrimit të parave, Balluku: Inteligjenca artificiale, pjesë e operacioneve

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 15:09
Belinda Balluku

Inteligjenca Artificiale do të jetë pjesë edhe e operacioneve për parandalimin e pastrimit të parave.

Në konferencën e zhvilluar për fenomenin zv. kryeministrja Belinda Balluku shpjegoi detyrimet që ka vendi për të qëndruar jashtë listës gri nga Komisioni Europian, në te cilën u dizenjua në 2020-ën.

“Ne i kemi kushtuar shumë vëmendje rritjes së kapaciteteve institucionale si dhe investimeve në sistemet e teknologjisë së informacionit me synim rritjen e efektivitetit të proceseve të punës. Inteligjenca Artificiale dhe ndërveprimi mes institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik është një synim madhor i qeverisë shqiptare. Kemi në fokus të takimit disa çështje kryesore ku çështja e parë është miratimi i vlerësimit kombëtar të riskut dhe planit të veprimit të tij. Pika e dytë është miratimi i disa fushave ku do të duhet të përqendrohemi si dhe rekomandime të posaçme teknike që mund të kenë ndryshuar vitet e fundit”, tha Balluku.

Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimi të parave është shndërruar në Agjencinë e Inteligjencës Financiare dhe me strukturë dhe kapacitete të reja. Qeveria tashmë dëshiron të dalë me një strategji për të luftuar fenomenin

“Synojmë të biem dakord për nevojën e një strategjie kombëtare në fushën e parandalimit dhe goditjes së pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke hartuar dhe miratuar këtë strategji brenda 6-mujorit të parë të vitit 2024″, shtoi Balluku.

Qeveria ka ndërmarrë një sërë nismash për luftimin e fenomenit, ku nder më kryesoret janë krijimi i regjistrit të pronarëve përfitues dhe krijimi i regjistrit të llogarive bankare. Nga krahu tjetër dhe ndryshimi i ligjit për konfiskimin e pasurive të krijuara në mënyrë të paligjshme ka ndihmuar gjyqësorin të rrisë numrin e rasteve të konfiskimeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat