Beteja për vulën dhe logon e PD-së, Kulluri: Gjykatat janë gjendur përballë një situate të pazakontë

Shqipëria

Beteja për vulën dhe logon e PD-së, Kulluri: Gjykatat janë gjendur përballë një situate të pazakontë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 21:23
Edvin Kulluri

Sekretari për publikun në PD, Edvin Kulluri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës ku u diskutua për vulën dhe logon e PD-së, cështje të cilën Gjykata e Lartë e ktheu sot për rishqyrtim në Apel, u shpreh se gjykata janë gjendur përballë një situate të pazakontë.

Kulluri: Në fakt lë vendimin e korrikut, kuvendin e 2021 në fuqi. Nuk lë të zotit Zhukri sepse cështja do gjykohet në themel që nuk u gjykua në asnjë moment.

Ka një situatë të pazakontë në lidhje me këtë cështje.

Përgjithësisht në partitë politike, i nënshtrohen ligjit partitë politike, regjistrohen në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë sic e parashikon ligji për partitë në një procedurë formale.

Është një rast që ka një mosmarrëveshje. Gjykatat janë gjendur përballë një situatë të pazakontë.

Nuk e panë cështjën si një zgjidhje mosmarrëveshjeje, por ecën me idenë e regjistrimit të cdo kuvendi që cohej për tu regjistruar nga organizatorët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat