“Jemi prokurorë, por nuk do të thotë të arsyetojmë të gjithë njësoj”, Dumani për ‘Sterilizimin’: Kam ndërhyrë…

Shqipëria

“Jemi prokurorë, por nuk do të thotë të arsyetojmë të gjithë njësoj”, Dumani për ‘Sterilizimin’: Kam ndërhyrë…

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 12:47
Ilir Beqaj

Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani iu përgjigj disa pyetjeve me interes, që kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime apo akuza të paraqitura në gjykatë.

Dumani iu përgjigj edhe interesimit për çështjen e Sterilizimit dhe polemikave që janë përhapur rreth amnistimit të ish-ministrit Ilir Beqja.

“Jemi prokuror por nuk do të thotë të mendojmë dhe arsyetojmë të gjithë njësoj. Kam ndërhyrë me udhëzim detyrues, që në muajin Maj kur nuk ishin dhënë masat e para (për Rrjepaj e Rrapaj). Kam shprehur qëndrimin tim në raport me çështjen dhe rolin e ish-ministrit”, tha Dumani.

“Prokurorët e çështjes në vijim kanë marrë pjesërisht në konsideratë qëndrimet e mia por edhe të gjyqtarit Bani. Kështu funksionon sistemi, ç’mund të them tjetër”, shtoi kreu i SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat