Balla dhe Rrumbullaku takim me strukturat e policisë në Vlorë, zbardhet tema e diskutimit

Shqipëria

Balla dhe Rrumbullaku takim me strukturat e policisë në Vlorë, zbardhet tema e diskutimit

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 11:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë së Vlorës.

Mësohet se në fokus të diskutimeve mes drejtuesve të uniformave blu ishte mbarëvajtja e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit, teksa shumë qytetarë zgjedhin qytetin bregdetar për të pritur vitin e ri.

Po ashtu, gazetarja e Vizion Plus, Efrosina Plaku mëson se ministri Balla do të vlerësojë edhe punën e një punonjësi policie, i cili u plagos disa kohë më parë.

Ky i fundit ndonëse jashtë shërbimi ndërhyri për të shuar një konflikt mes dy personave, por mbeti i plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat