Matës inteligjentë për energjinë elektrike, hapet tenderi 120 mln lekë, ja rajonet ku do të instalohen

Shqipëria

Matës inteligjentë për energjinë elektrike, hapet tenderi 120 mln lekë, ja rajonet ku do të instalohen

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Plot 462 kabina dhe 1622 konsumatorë privatë do të pajisen me matës inteligjentë të energjisë elektrike, duke synuar përmirësimin e sitemit të matjes dhe uljen e humbjeve. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group ka hapur tenderin me fond limit prej rreth 120 mln lekë, duke specifikuar dhe rajonet që do të përfshihen në investim.

Sipas dokumenteve shoqërues, instalimi i matësve inteligjentë në kabinat e tensionit të mesëm dhe të ulët do të bëhet në rajonin Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Ndërkohë që, te konsumatorët fundorë privatë do të bëhet në rajonet Shkodër, Durrës dhe Vlorë.

Deri më tani OSSH la realizuar instalimin ematësve inteligjentë në një numër kabinash të tensionit të mesëm dhe të ulët, teksa në rajonin e Tiranës ky proces është shtrirë edhe në konsumatorët fundorë që dalin nga nënstacioni i Kasharit. Sipas një studimi të Entit Rregullator të Energjisë mbi këtë projekt pilot të zhvilluar në zonë e Kasharit, rezultoi se këta matës mundësuan reduktimin e humbjeve në shpërndarje të energjisë elektrike të asaj zone përgjegjësie, duke shkuar në nivelin e standardeve dhe normave të lejuara në rreth 7,5 %.

Ndërkaq, teksa vlerësoi mundësitë që ofron sistemi i matjes Smart, ERE nxori në pah përfitimet që vijnë për konsumatorët. “Nëse instalimi i Matësave inteligjentë çon në një reduktim të konsumit të energjisë elektrike, ai do të rrisë të ardhurat e disponueshme të konsumatorit, të cilat më pas mund të përdoren për të blerë mallra ose shërbime të tjera që kërkojnë energji”, thuhej ndër të tjera në studim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat