“Inflacioni, sfidë për 2024-ën”, eksperti i ekonomisë bën paralajmërimin

Shqipëria

“Inflacioni, sfidë për 2024-ën”, eksperti i ekonomisë bën paralajmërimin

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Deputetja e PS-së, Pranvera Resulaj në një studio televizive theksoi se inflacioni mbetet një sfidë për vitin 2024. Ekspertja e ekonomisë, Brunilda Isaj theksoi se ecuria e inflacionit për vitin që vjen do të vijojë në bazë të qëndrueshmërisë ekonomike.

Sipas ekspertit Gent Beqiri, rritja ekonomike pritet që të arrijë nivelet e 4 për qindëshit.

“Një indicie pozitive e ka dhënë ky vit dhe presupozojmë se turizmi do të ketë të njëjtin ritëm dhe një shenjë pozitive duket gjatë gjithë kohës. Nuk ka qenë një turizëm veror por gjatë gjithë vitit. Shenja pozitive janë edhe linjat e reja të fluturimit low cost që do të ndikojë në këtë drejtim. Lidhet edhe me disa sektorë të tjerë me lajmet pozitive në aspektin e hidrokarbureve, presupozojmë nëse nuk do të ketë krizë të importuar apo me faktorë të jashtëm të destabilitetit politik, të cilat mund të ndikojë negativisht, parashikimet duhet të jenë për një rritje në nivelet e 4 përqind.”, u shpreh Beqiri.

Përveç inflacionit, Resulaj theksoi se sfidë për 2024 mbetet edhe turizmi, investimet e huaja dhe produktiviteti. Kjo e fundit, tha ajo, mund të arrihet me rritjen e pagave edhe në sektorin privat. Beqiri shtoi se edhe privati do detyrohet të rrisë pagat si administrata shtetërore për të frenuar largimin e punonjësve.

“Do të mbetet një sfidë targetimi i inflacionit, pjesa tjetër ka të bëjë edhe me investimet e huaja dhe produktivitetin. Duhet të rritet konkurrueshmëria në treg. Produktiviteti është një çështje që nuk ka ecur paralelisht më rritjen e pagave. Kemi rritje në nivel e pagave në administratën publike, duhet të ndiqet edhe në privat. Duhet të kthejë pas konsumin e rritur dhe rritjen e produktivitetit të punës. Çka domethënë në një eficencë më të lartë në sektorin privat dhe publik. Duke pasur këtë konkurrueshmëri, do të kemi gjasa për të thirrur investime të huaja. Sfidë mbetet edhe menaxhimi i sezonit turistik sepse bumi i këtij vitit pritet që të jetë më i rritur”, theksoi deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat