Berisha në arrest shtëpie, reagon Flamur Noka: I keni bërë llogaritë gabim!

Shqipëria

Berisha në arrest shtëpie, reagon Flamur Noka: I keni bërë llogaritë gabim!

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 14:29
Nard Ndoka

Ka ardhur reagimi i parë nga deputetët e opozitës për arrestin me burg për Sali Berishën.

Mbështetësi i Sali Berishës, deputeti Flamur Noka e cilëson të paligjshëm arrestimin e tij, dhe thotë se ‘llogaritë janë bërë gabim’.

“Me vendimin e sotëm, Drejtësisë Politike mund të themi se Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Rusinë e vogël të Evropës me liderin e opozitës të arrestuar. Sot lideri i opozitës Prof Dr Sali Berisha  arrestohet e burgoset pa asnjë akuzë, pa asnjë fakt e pa asnjë provë …thjesht sepse në liri dhe ne aktivitet politik i kall datën Edi Ramës dhe bandës së pushtetit. Arrestohet sepse po i diskretitonte çdo dite e me shumë me fakte e prova Drejtësinë e Re Politike e cila fsheh, asgjëson provat për Erion Veliajn, Engjëll Agacin dhe kreun e regjimit Edi Rama dhe sajon dosje politike për krerët e opozitës…SPAK dhe GJKKO pas ketij vendimi rikthyen 

Sigurimin e Shtetit si organe dhune te diktatures ndaj kundërshtareve të Regjimit.Llogaritë i kanë bërë gabim. Mosbindja civile për të gjunjëzuar këtë narkoregjim për opozitën dhe shqiptarët është rruga e vetme. O Sot o Kurrë..”-shkruan Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat