Çmimi ulet, por nuk shtohen blerjet! Elbasan, fermerët ankohen se nuk po u shitet gjeli i detit

Shqipëria

Çmimi ulet, por nuk shtohen blerjet! Elbasan, fermerët ankohen se nuk po u shitet gjeli i detit

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Edhe pse në prag të ndërrimit të viteve çmimi i gjelit të detit është ulur, përsëri fermerët ankohen se nuk ka blerje.

Sipas tyre ky është viti më i vështirë përsa i përket shitjes së gjelit të detit, ndërsa bëjnë fajtor për një situatë të tillë importin e gjelave të pularive.

E teksa çmimi i një gjeli deti varion nga 7 mijë deri në 10 mijë lekë të reja, duket se do të mungojë në shumë tryeza.

Në kohën kur të gjitha çmimet kanë pësuar rritje të konsiderueshme, gjeli i detit mbetet luks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat