“Bëj qeleshe dhe qilima”, artizani nga Saranda: Tradita e këtyre punimeve po humbet!

Shqipëria

“Bëj qeleshe dhe qilima”, artizani nga Saranda: Tradita e këtyre punimeve po humbet!

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 21:43
Dritan Oneja

Të gjitha këto punime Dritan Oneja i ka realizuar me dorë. Në Sarandë njihet si artizani i guackave. Duke i punuar ato krijon suvenirë të ndryshëm që preferohen shume nga blerësit.

Nga koha kur nisi të punonte guackat kanë kaluar plot 27 vite. Duarartë është edhe për qeleshet. Zanatin e ka mësuar nga një mjeshtër shkodran. Dritani tregon se puna për qeleshet është e ndërlikuar dhe gjithë procesi zgjat disa orë.

Në tezgën që është vendosur në shëtitoren e Sarandës ka ekspozuar edhe disa qilima.

Te gjitha janë me motive te traditës. Punimet e tij tërheqin vëmendjen e shqiptarëve dhe të huajve të cilët nuk dalin kurrë duarbosh. Qeleshja e jugut është produkti që po prodhon dhe shet më shumë në periudhën e festave. Dritanin kjo punë e përmbush shpirtërisht por sigurisht edhe përfitimet monetare janë të kënaqshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat