Aksident në Durrës, shoferi humb kontrollin e makinës, përplaset me dekoret e festës

Shqipëria

Aksident në Durrës, shoferi humb kontrollin e makinës, përplaset me dekoret e festës

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Durrës, në sheshin përballë bashkisë.

Drejtuesi i automjetit ka qenë në shkelje të regullave të qarkullimit, ai ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me dekoret e vendosura në sheshin kryesor të qytetit.

Sipas korrespondentes së Euronews Albania Kloida Gjuzi, për fat të mirë nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat