Urimi për Vitin e Ri 2024/ Meta: Le të ndezim bashkërisht një shpresë të re dhe të madhe, drita e së cilës do të ndriçojë përgjatë vitit të ri

Shqipëria

Urimi për Vitin e Ri 2024/ Meta: Le të ndezim bashkërisht një shpresë të re dhe të madhe, drita e së cilës do të ndriçojë përgjatë vitit të ri

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 22:23
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2024. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan uron për ndezjen e një drite shpresë të re dhe të madhe, drita e së cilës do të ndriçojë përgjatë vitit të ri.

Urimi:

Të dashur miq!

Në këtë natë ndërrimi të viteve, le ta lëmë pas vitin 2023 duke qenë falenderues për çdo moment që kemi patur fatin të kalojmë me familjen dhe njerëzit e dashur.

Mirënjohës për gjërat e mira dhe sukseset e festuara, po aq sa për mësimet e fituara në jetë apo në punë;

Duke qenë krenarë për çdo vështirësi me të cilën jeni përballur me dinjitet;

Le të ndezim bashkërisht një shpresë të re dhe të madhe, drita e së cilës do të ndriçojë përgjatë vitit të ri dhe do të jetë udhërrëfyes për Shqipërinë e të ardhmes më të mirë.

Gëzuar Vitin e Ri 2024! Urimet më të mira nga zemra të gjithë shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat