Viti i Ri 2024 troket në Shqipëri, Tirana ndriçohet nga fishekzjarret!

Shqipëria

Viti i Ri 2024 troket në Shqipëri, Tirana ndriçohet nga fishekzjarret!

Më: 1 janar 2024 Në ora: 00:10
Tirana

Ndërrimi i viteve në Tiranë e ka gjetur sheshin “Skënderbej” të mbushur nga qindra të rinj dhe familjarë që preferuan të festonin jashtë në ato momente.

Qielli i kryeqytetit shqiptar u mbush me fishekzjarre të organizuara, por dhe prej vetë familjeve që kanë zgjedhur të urojnë në këtë formë mirëseardhjen e vitit 2024.

“Ora News” i bashkohet urimeve të të gjithë shqiptarëve për shëndet të mirë, mbarësi dhe me sa më pak ngarkesa.

Viti i Ri 2024 të jetë ai i bashkimit të ideve dhe i përcjelljes
së mesazheve të mirësisë si brenda nesh por edhe në të gjithë botën. Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat