Begaj uron qytetarët e Kosovës: Udhëtimi pa viza në Evropë arritje e merituar, por e vonuar

Shqipëria

Begaj uron qytetarët e Kosovës: Udhëtimi pa viza në Evropë arritje e merituar, por e vonuar

Më: 1 janar 2024 Në ora: 10:48
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Presidenti Begaj ka shkruar se kjo është një arritje e merituar, por e vonuar teksa shpreson që ky hap të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe në organizmat e tjera ndërkombëtare.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë!  

Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar.

Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Presidenti Begaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat