Mbështetësit i shkojnë poshtë banesës, Berisha “thyen” masën e arrestit

Shqipëria

Mbështetësit i shkojnë poshtë banesës, Berisha “thyen” masën e arrestit

Më: 2 janar 2024 Në ora: 12:08
Berisha doli në dritare duke përshëndetur me të dyja duart me dy gishtat lart.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka "thyer" masën e "arrestit shtëpiak" të vendosur nga SPAK tre ditë më parë.

Ai ka dalë në dritaren e apartamentit në katin e sipërm të pallatit, në rrugën "Mustafa Matohiti", në Tiranë.

Disa dhjetra persona ishin mbledhur poshtë duke brohoritur "O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do".

Berisha doli në dritare duke përshëndetur me të dyja duart me dy gishtat lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat