Pasaportat më të fuqishme në botë, ku renditet Shqipëria?

Shqipëria

Pasaportat më të fuqishme në botë, ku renditet Shqipëria?

Më: 3 janar 2024 Në ora: 13:22
Pasaporta shqiptare

Pasaporta shqiptare renditet e 42-ta në botë, me qytetarët që lëvizin lirshëm në 122 vende të botës, 74 prej të cilave pa viza.

Heqja e vizave me Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pranverën e vitit të shkuar duket se ka fuqizuar pasaportën shqiptare. Megjithëse në rajon lë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, vendi yne ka fituar një vend në krahasim me vitin e shkuar në Indeksi Botëror i Pasaportave.

Pas heqjes së vizave në zonën “Schengen”, pasaporta e Kosovës është ngjitur në vendin e 54-t me 48 vende të botës drejt së cilave mund të shkohet pa nevojën e një vize.

Sipas Indeksit Botëror të Pasaportave, këtë vit të ri është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe ajo që kryeson për fuqinë më të madhe me rreth 180 shtete drejt së cilave mund të shkohet pa pengesa. Lista pasohet nga Gjermania, Spanja, Franca, Italia dhe Holanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat