Pas festave, emigrantët largohen/ Fluks në Kakavijë, sportelet marrin masa shtesë! Sivjet më pak hyrje drejt vendit

Shqipëria

Pas festave, emigrantët largohen/ Fluks në Kakavijë, sportelet marrin masa shtesë! Sivjet më pak hyrje drejt vendit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Rreth 4500 emigrantë shqiptarë janë larguar nga Kakavija për në Greqi prej pikëkalimit të Kakavijës.

Edhe fluksi në hyrje ka qenë i rëndësishëm, me rreth 1700 persona dhe lidhet kryesisht me ata që festuan jashtë Shqipërisë. Gati gjysma e rreth 35 mijë personave që hynë në Shqipëri për festat tani janë larguar.

Ritmi pritet të mbetet i njëjtë deri në fundjavë ndërsa autoritet në Shqipëri dhe Greqi kanë marrë masa duke shtuar sportele në hyrje dhe në dalje. Aktualisht pala shqiptare po punon me 3 sportele dhe ajo greke me 2. Krahasuar me një vit më parë numri i emigrantëve ishte më i ulët dhe atmosfera e fundvitit u dominua nga vizitorë të qyteteve të tjera dhe të huaj.

Praninë në rënie të emigrantëve e konfirmojnë edhe autoritetet financiare lokale. Këtë vit ka pasur më pak shpenzime për investime në restaurime banesash apo blerje asetesh që ka qenë një tendencë deri pak vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat