Ish-kryeministri në “arrest shtëpie”, simpatizantët e Berishës mblidhen sërish poshtë banesës së ti, pjesë edhe Argita Malltezi

Shqipëria

Ish-kryeministri në “arrest shtëpie”, simpatizantët e Berishës mblidhen sërish poshtë banesës së ti, pjesë edhe Argita Malltezi

Më: 4 janar 2024 Në ora: 17:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit, Sali Berisha janë mbledhur sërish poshtë pallatit ku ai banon në rrugën “Mustafa Metohiti”.

Mësohet se këto grumbullime do të vazhdojë edhe në ditët e tjera në vazhdim, për të kundërshtuar vendimin e GJKKO ndaj Berishës.

Në grumbullimet e mëparshme, ish-kryeministri ka dalë në dritare duke i përshëndetur, madje herën e fundit edhe duke mbajtur një fjalim.

Ashtu si në grumbullimet e mëparshme, pjesë e të pranishmëve  është edher vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat