Kush janë bashkëpunëtorët e Dan Hutrës që tentuan të arratisen nga burgu

Shqipëria

Kush janë bashkëpunëtorët e Dan Hutrës që tentuan të arratisen nga burgu

Më: 4 janar 2024 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Së bashku me Dan Hutrën, ditën e sotme nga burgu i Fierit tentuan të arratisen dhe tre të burgosur të tjerë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Bëhet fjalë për Martin Kapllani, i akuzuar  për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”.

Geraldo Veizaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”.

Feti Kovaçi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

Sot, në burgun e Fierit, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t’u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve).

Ky plan ishte organizuar së bashku me tre të paraburgosurit e mësipërm.

Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat