Hekurat e prerë dhe çarçafët të përshtatur si litar, ja “provat” e tentativës së Dan Hutrës për t’u arratisur!

Shqipëria

Hekurat e prerë dhe çarçafët të përshtatur si litar, ja “provat” e tentativës së Dan Hutrës për t’u arratisur!

Më: 4 janar 2024 Në ora: 20:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Media ka siguruar pamjet nga plani i Dan Hutrës me tre të paraburgosur për t’u arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Fier. Në fotot e siguruara, shihen hekura e qelisë të prerë si dhe çarçafët e bërë në forma litari që do përdoreshin për arratisjen.

Gjatë kontrolleve nga punonjësit e sigurisë është rënë në gjurmët e planit të thurur së bashku me tre të paraburgosur të tjerë. Mësohet se në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Ndërkaq gjatë kontrollit u konstatua se edhe në dhomën e Dan Hutrës, ishin fshehur mjetet që do përdoreshin për arratisjen si një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

3 të paraburgosur të akuzuar për vjedhje kanë qenë bashkëpunëtorë të vrasësit të grave Dan Hutra në tentativën e tij të dështuar për t'u arratisur nga burgu i Fierit.

Ata janë Martin Kapllani, që mbahej në “arrest në burg”, për vjedhje si grabitës i një çante me florinj në një argjendari në Vlorë, Geraldo Veizi , në “arrest në burg”, për vjedhje në disa biznese e banesa dhe Feti Kovaçi, gjithashtu në “Arrest në burg” për “Vjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat