Bumçi: Jemi në diktaturë, Berisha në arrest shtëpie pa akuzë, po goditet e gjithë shoqëria

Shqipëria

Bumçi: Jemi në diktaturë, Berisha në arrest shtëpie pa akuzë, po goditet e gjithë shoqëria

Më: 4 janar 2024 Në ora: 21:54
Aldo Bumçi

Aldo Bumçi u shpreh se tashmë në vendin tonë nuk ka më një sistem drejtësie dhe se vendi është nën diktaturë.

Ai shtoi se njerëzit nuk kanë më guxim të organizohen dhe vendoset diktatura. Ka një projekt për të shkatërruar opozitën nga një regjim që është i dukshëm.

Bumçi: Ne jemi në një diktaturë tashmë, nuk ka sistem drejtësie. Kemi Berishën në arrest shtëpie pa asnjë akuzë. Nuk ka dosje për Berishën, por kundër shqiptarëve. Është goditur opozita dhe shoqëria shqiptare. Njerëzit nuk kanë më guxim të organizohen dhe vendoset diktatura. Ka një projekt për të shkatërruar opozitën nga një regjim që është i dukshëm.

Nuk ka çështje Berisha, por vendosje diktature. E gjithë kjo për të nënshtruar shoqërinë. Për 21 janarin u kërkua hetim nga SHBA-të për ngjarjen dhe organizatorët. Opozita e asaj kohe kishte kapur prokurorinë. Rama tha në Top Channel se do të ecnin mbi kufoma. U hetua vetëm Garda, ndërsa nuk kishte vrasje të vullnetshme. Është kërkuar ekspertizë në disa vende për ngjarjen dhe plumbit nuk i bëhet dot ekspertizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat