Argita Malltezi kryetare e PD? Këlliçi: Nuk ka avantazh pse është e bija e Berishës

Shqipëria

Argita Malltezi kryetare e PD? Këlliçi: Nuk ka avantazh pse është e bija e Berishës

Më: 4 janar 2024 Në ora: 23:49
Belind Këlliçi

Ish-kandidati për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është shprehur se nuk është kundër kandidimit të Argita Malltezit si kryetare e PD-së.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mwhillin” në Euroneës Albania, a theksoi se fakti që është e bija e Sali Berishës, nuk i jep avantazh zonjës Malltezi që të jetë në krye të opozitës.

“Unë do isha dakord që lider i PD-së të bëhet kushdo që futet në garë dhe merr mbështetjen e demokratëve, ka platformën e vet dhe merr mbështetjen e shumicës në PD. Pak më intereson emri.

Zonja Malltezi këto ditë kemi parë që ka pasur reagime. Ka ardhur për herë të parë në Kuvendin e PD që ka mbajtur një fjalim. Jo vetëm zonja Malltezi po kushdo që do donte të merrte lidershipin e PD do të duhet të marrë mbështetjen e shumicës. Argitën nuk e avantazhin fakti që është e bija e Sali Berishës”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat