Çfarë po ndodh? Pezullohen nga detyra dy efektivë policie, zbardhen detajet e para

Shqipëria

Çfarë po ndodh? Pezullohen nga detyra dy efektivë policie, zbardhen detajet e para

Më: 5 janar 2024 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Dy efektivë policie të komisariatit të policisë Mirditë, janë pezulluar nga detyra.

Ky vendim erdhi pas një fotoja të publikuar në rrjet ku shfaqen teksa konsumojnë pije alkoolike teksa janë të veshur me uniformë në orar të punës.

Vendimi është marrë nga drejtori i policisë së Lezhës.

Sipas njoftimit, ka nisur edhe hetimi disiplinor ndaj 2 punonjësve të policisë, konkretisht nënkomisar P. P. me detyrë specialist në Seksionin për Rendin e Sigurinë dhe inspektor Ll. M. me detyrë nd/specialist SPZ, në Komisariatin e Policisë Mirditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat