QSUT, 300 urgjenca në 24 orë, mjekët: Kemi pasur fluks pas festave, shkak alkooli

Shqipëria

QSUT, 300 urgjenca në 24 orë, mjekët: Kemi pasur fluks pas festave, shkak alkooli

Më: 5 janar 2024 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Mjekët e urgjencës qendrore në Qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” janë përballur me fluks të shtuar të pacientëve në ditët e para të viti.

Për shumë qytetarë festimet e fundvitit janë pasuar me problem shëndetësore, që i kanë detyruar të paraqiten në urgjencë.

“Gjatë gjithë ditëve që kanë qenë festat numri i vizitave ka qenë mbi 300 çdo 24 orë. Urgjencat që paraqiten janë kryesisht problemet kardiologjike neurologjike dhe urgjenca të tjera gjatë ditëve të festave kemi vënë re shtim të urgjencave toksikologjike që kanë konsumuar alkool më shumë se zakonisht”-tha Aderisa Xhepani, mjeke urgjence.

Ata thonë se shkak është abuzimi me ushqimin dhe pijet alkoolike.

“Kryesisht pacientë që kanë disa sëmundje të cilët gjatë ditëve të festave kanë abuzuar me dietën, janë pacient mbi 60 vje135që janë të njohur si pacient kronikë, por kemi pasur dhe një moshë më e re alkooli nën mesataren”- shtoi ajo.

Ndryshe nga ditët e zakonshme, në ditët e para të viti, numri i urgjencave si pasojë e teprimit me alkoolin ka qenë më i lartë për femrat.

Paralel me urgjencën e qendrës spitalore universitare, fluks pacientësh ka pasur edhe në urgjencën e traumës, ku kanë mbizotëruar aksidentet automobilistike, që shpesh kanë pasur shkak përdorimin e mjetit nën efektin e alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat