Bullizimi në rrjete sociale/ Softa: E vështirë gjetja e anonimeve në “Tik Tok”, tregoni kujdes me këto platforma!

Shqipëria

Bullizimi në rrjete sociale/ Softa: E vështirë gjetja e anonimeve në “Tik Tok”, tregoni kujdes me këto platforma!

Më: 5 janar 2024 Në ora: 23:25
Fatjon Softa

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa, në një intervistë në “Special Report” në “ABC” foli për rastin e rëndë të ndodhur në Durrës ku një 41-vjeçare i dha fund jetës, pasi u bullizua në rrjete sociale, duke i hapur kësaj të fundit një llogari denigruese në “Tik Tok”.

“‘Tik Tok’ është një nga platformat më të vështira, sepse përdoret nga Kina gjeopolitike. Jo pak shtete kanë kërkuar të mos përdoret kjo platformë. Sot kjo përdoret edhe për shantazhe, në mënyra të ndryshme. Duhet të jetë mundësia për të kufizuar këtë lloj veprimi”, u shpreh eksperti i Sigurisë.

Gjithashtu ai theksoi se përdorimi i “Tik Tok” nga të rinjtë në Shqipëri është në një situatë alarmante.

“Ne kemi dy botë që kërkojnë të kenë atë që quhet lufta për gjeopolitikë. U pa përplasja kur edhri fjala për të përdorur teknologjinë 5G. Edhe “Tik Tok” është një platformë e nxjerrë në këtë formë që nga njëra anë ka produktivitetin e vet pozitiv, por përdoret edhe nga grupe kriminale. Përdoren edhe për të sulmuar persona dhe jo vetëm për bullizim. Mendoj që është një platformë e vështirë. Për rastin në Durrës mund të ketë pasur edhe faktorë të tjerë që kanë ndikuar. Një mundësi, është të kontrollohen të gjitha komunikimet apo gjurmët që mund të kenë lënë. Por për të gjetur një person që është anonim është e vështirë sepse vjen edhe nga një numër telefoni që ndoshta nuk figuron në sistem dhe gjithashtu varet edhe ku është hapur llogaria dhe ku përdoret ajo. Në Shqipëri shiten edhe numra anglez apo edhe rumunë. Përdoruesit e kësaj platforme duhet të tregojnë kujdes në ekspozimin e gjërave të tyre personale. Sa më pak ekspozime duhet të ketë në rrjete sociale. I përdorni për biznes apo promovuar veten, por mos lejoni të kthehen në cënim”, tha ndër të tjera Softa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat