Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit në “Tik Tok”, reagon Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës!

Shqipëria

Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit në “Tik Tok”, reagon Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës!

Më: 5 janar 2024 Në ora: 23:28
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar për rastin tragjik të 41-vjeçares, që i dha fund jetës pas fyerjeve që iu bënë në “Tik Tok”.

Balla ka theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj dhunës, qoftë ajo e përdorur në shtëpinë, jetën publike apo edhe online.

Gjithashtu ka shtuar se këto ngjarje kërkojnë një adresim të menjëhershëm dhe se duhet bashkëpunim edhe nga ana e qytetarëve, pasi duke u bërë të gjithë bashkë mund të parandalohen raste tragjike.

“Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Jemi në kushtet e një situate emergjente që kërkon një adresim të menjëhershëm dhe kjo nuk arrihet vetëm me forcën e ligjit, por duke u bërë të gjithë bashkë”, është shprehur Balla, duke shtuar: “Asnjë justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat