Tabaku: Shqipëria për 2023 regjistroi pabarazinë më të lartë, fuqia blerëse e familjeve shqiptare shkon për bukën e gojës

Shqipëria

Tabaku: Shqipëria për 2023 regjistroi pabarazinë më të lartë, fuqia blerëse e familjeve shqiptare shkon për bukën e gojës

Më: 6 janar 2024 Në ora: 07:52
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në rrjetet sociale, teksa është shprehur se Shqipëria për vitin 2023 regjistroi edhe një herë pabarazinë më të lartë mes një pakice që përfiton lehtësira në taksa dhe një shumica që paguan barrën më të rëndë.

Tabaku shton se pabarazi ka edhe mes rajoneve, pasi sipas saj në 12 qarqe shumica e veriut vazhdon të ketë të ardhura më të ulëta. Në lidhje me pagën mesatare, deputetja shkruan se ajo është më e ulët se sa inflacioni

. Tabaku shkruan se fuqia blerëse e familjeve shqiptare shkon për bukën e gojës, teksa inflacioni ka prekur veçanërisht shportën e ushqimeve.

“Kriza ekonomike është kriza e shpresës. Shqipëria për 2023 regjistroi edhe një herë pabarazinë më të lartë mes një pakice që përfiton lehtësira në taksa dhe shumicës që paguan barrën më të rëndë. Veç kësaj, pabarazia mes rajoneve ndjehet gjithnjë e më shumë. Ndër 12 qarqe shumica e veriut vazhdon të ketë të ardhurat më të ulëta. Kukësi, ndonëse është propaganduar se ka përfituar një aeroport ka të ardhurat për frymë më të ulëta.

Paga mesatare është më e ulët se sa inflacioni. E gjitha kjo kur EUROSTAT raporton se 31% e PBB shkon për shpenzime bazike të shportës së ushqimeve. Shenjë e qartë që fuqia blerëse e familjeve shqiptare shkon për bukën e gojës, teksa inflacioni ka prekur veçanërisht shportën e ushqimeve. Kush është zgjidhja e një qeverie që takson padrejtësisht shumicën?! Propaganda! Takso 95% të shqiptarëve, varfëro ¾ e tyre, godit shtresën e mesme dhe shpenzo buxhetin tek kontratat me PPP që fitohen nga një pakicë e përkëdhelur padrejtësisht", shkruan Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat