Tenton të korruptojë policin pasi ishte tapë në timon, arrestohet 60 vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Tenton të korruptojë policin pasi ishte tapë në timon, arrestohet 60 vjeçari në Tiranë

Më: 6 janar 2024 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Një 60 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi tentoi të korruptonte policin.

Mësohet se 60 vjeçari ka rezultuar se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe për të shmangur përgjegjësinë ligjore, ka tentuar t’i ofrojë shuma të ndryshme parash punonjësit të policisë.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat