Dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me një të mitur, ndalohet 29-vjeçari. Ja çfarë ka deklaruar 12-vjeçarja

Shqipëria

Dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me një të mitur, ndalohet 29-vjeçari. Ja çfarë ka deklaruar 12-vjeçarja

Më: 6 janar 2024 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Një 29-vjeçar është ndalur nga policia e Pogradecit, në fshatin Vërdovë.

Kjo pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, 12-vjeçare.

Policia bën me dije se e mitura, në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me 29-vjeçarin, me iniciale K. T.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat